Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Fizioterapeuti kosovar i yjeve të futbollit botëror

“Fisiosportstherapy” është një klinikë e rehabilitimit dhe trajtimit të lëndimeve sportive, mjaft e kërkuar në Londër.

Sportistë të njohur e me emër në arenën ndërkombëtare, e frekuentojnë shumë vendin ku punon fizioterapeuti nga Kosova, Fisnik Baliqi.

Profesionin e terapisë sportive, Baliqi e kryen që nga viti 2009.

38-vjeçari nga Mitrovica, është i diplomuar në shkencat e sportit dhe shkaku pse ai nisi një profesion të tillë, ishin lëndimet e shumta të sportistëve, raporton KTV.

Rastin e parë të lëndimeve e kishte parë te vëllai i tij, Emin Baliqi, ish-futbollisti i shumë skuadrave të Kosovës.

Edhe Shqiptari i vetëm në elitën sllovake e sheh Kosovën në Botëror Futboll Shqiptari i vetëm në elitën sllovake e sheh Kosovën në Botëror

Baliqi, në klinikën e tij në Angli, përveç sportistëve të rinj me të cilët merret më shumë, ka pasur rastin që të ketë edhe yje të futbollit, njëri prej tyre, ish-futbollist i Chelseat e i Barcelonës, tani i Monacos.

Ai shtoi se ka punuar edhe me futbollistë të Superligës së Kosovës, e njëri nga ta momentalisht e gëzon epitetin e golashënuesit më të mirë, në elitën e futbollit kosovar.

Baliqi foli edhe për ankesat dhe lëndimet më të shpeshta të sportistëve.

Edhe djali i tij, Mal Baliqi, ka nisur të merret me futboll.

Edhe Njihuni me Nil Dedincën, 8-vjeçarin e pasionuar pas futbollit SOT Njihuni me Nil Dedincën, 8-vjeçarin e pasionuar pas futbollit

Ai, fillimisht, ka qenë pjesë e Akademisë së Chelseat, derisa aktualisht luan me shpresat e Charlton Athletic.

Është vetëm 7-vjeçar dhe Baliqi shpreson që ai të ketë sukses, ndërsa sa u përket lëndimeve, nuk duhet të merakoset, pasi përkrah e ka mjekun e duhur.