Julian Alvarez pritet të nënshkruajë kontratën e re me Manchester Cityn, pas shkëlqimit që pati edhe në skenën më të madhe të futbollit, atë në Botërorin që u mbajt në Katar.
Fituesi i Kupës së Botës me Argjentinën ka pasur formë të shkëlqyer me Manchester Cityn, qëkur iu bashkua kampionit të Premier Leagues në verën e vitit të kaluar për 14 milionë funte nga River Plate.
Ai ka realizuar tetë gola për “qytetarët”, në 23 paraqitje në të gjitha garat.
“The Times” ka shkruar të mërkurën se Alvarez do ta vazhdojë kontratën e cila aktualisht i skadon në vitin 2027