Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Alvarez mbetet te City

Julian Alvarez

Sulmuesi Julian Alvarez nuk e ka ndërmend të largohet nga Manchester City, me gjithë ofertat e shumta që ka marrë nga skuadrat e tjera të Evropës.

Alvarez po ndihet i lumtur te kampioni i Anglisë dhe për këtë arsye ka ndërmend të qëndrojë sa më gjatë që të jetë e mundur në “Etihad Stadium”, ka shkruar “Sky Sports” të martën.

23-vjeçari edhe pse nuk është titullar i rregullt te City, ka treguar paraqitje të mira, ndërsa së fundi ka tërhequr edhe vëmendjen e Real Madridit. Në 26 ndeshje të luajtura këtë edicion në të gjitha garat, Alvarez ka shënuar 10 gola dhe ka bërë 9 asistime.

Ai është pjesë e Cityt prej fillimit të vitit të shkuar dhe me ekipin anglez ka kontratë deri në vitin 2028.