Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Fitorja më e thellë e Napolit në udhëtim

Fitorja 6:1 ndaj Ajaxit ka mundur të jetë befasuese edhe për vetë lojtarët e skuadrës italiane. Napoli asnjëherë nuk ka fituar kaq thellë ndeshje evropiane të luajtur në udhëtim. Ndërkohë me pesë gola dallim ka fituar tri herë në gara evropiane, në ndeshjet në shtëpi, ka njoftuar UEFA.

Në fakt Napoli ka fituar 5:0 tri herë në Evropë, së fundi më 5 nëntor 2015, ndaj Midtjyllandit, në fazën grupore të Ligës së Evropës.

Në udhëtim, Napoli kishte fituar 5:1 ndaj Valencias në vitin 1992 në Kupën UEFA dhe 4:0 ndaj Trabzonsporit në shkurt të vitit 2015 në kuadër të Ligës Evropiane.