Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Fitorja e thellë e Kumbullës me Romën

Mbrojtësi i Shqipërisë, Marash Kumbulla ka luajtur gjatë gjithë ndeshjes te Roma që mposhti thellë Crotonen me rezultat 5:0. Kumbulla luajti në qendër të mbrojtës të dielën në ndeshjen që i takoi xhiros së 35-të të kampionatit italian, Serie A. Me këtë fitore Roma është forcuar në vendin e shtatë me 58 pikë.