Kampioni i Kosovës në basketboll, Golden Eagle Ylli e ka shënuar fitoren e parë në edicionin aktual. Të dielën në Suharekë, Ylli e mposhti Vëllaznimin me rezultatin 81:70. Ishte kjo ndeshja e fundit e xhiros së pestë të kampionatit të Kosovës.
Ylli kishte humbur katër ndeshjet e para dhe mbeti i fundit në tabelë.
Pos kësaj ka humbur edhe në Ligën e Kampionëve dhe në Superkupën Mbarëkombëtare.
Pra, i kishte gjashtë humbje gjithsej. Tani Ylli, Rahoveci e Vëllaznimi kanë nga një fitore e katër humbje. Chris Harris ishte më i miri tek Ylli me 16 pikë e shtatë kërcime. Henrik Shirko i kishte 13 pikë e pesë kërcime, ndërsa Valon Bunjaku realizoi 15 pikë e pesë kërcime. 15 pikë i kishte edhe Davis Rashun. Damonte Dodd u dallua te Vëllaznimi i Gjakovës me 19 pikë e 11 kërcime. Anthony Adger i kishte 18 pikë.