Bashkimi i Prizrenit e ka shënuar fitoren e dytë në Superligën e Kosovës në basketboll.
Pas fitores ndaj Golden Eagle Yllit, Bashkimi të shtunën e mposhti Vëllaznimin në Prizren me rezultat 98:89.
Ndeshja i takoi xhiros së dytë. Ndeshja u vendos në çerekun e tretë të cilin prizrenasit e fituan 35:15.
Pas pjesës së parë Vëllaznimi kishte epërsi prej katër pikësh, por paraqitja dominante në çerekun e tretë i solli fitoren Bashkimit.
Vëllaznimi u afrua në rezultat në çerekun e katërt, por pa mundur të bëjë përmbysjen.
Anthony Buz i kishte 22 pikë, katër kërcime e tri asistime te Bashkimi. Samir Zekiqi i realizoi 25 pikë e pesë kërcime. 25 pikë e shtatë kërcime i kishte Erik Copes.
Te Vëllaznimi u dallua Samuel Sessoms me 23 pikë e katër asistime. Jalen Ray ndeshjen e përfundoi me 24 pikë e pesë kërcime.
Skuadra gjakovare e pësoi humbjen e dytë.
Ndeshja u luajt në praninë e rreth 400 shikuesve.