Struga dhe Shkupi kanë shënuar fitore në ndeshjet e xhiros së 11-të të elitës së futbollit në Maqedoninë e Veriut.
Struga të dielën fitoi në udhëtim te Makedonija 3:0, me golat e Vangjel Zguros, Mentor Mazrekajt dhe Besart Ibraimit.
Ndërkohë, Shkupi fitoi përballë Bregalnicas, 1:0, me golin e Darko Ilieskit.
Shkëndija e Tetovës barazoi me Brera Strumican 1:1.
Dy skuadrat tjera shqiptare, Gostivari – Voska Sport, luajtën të dielën mes vete dhe u ndanë baras, 1:1.