Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Fitore e thellë e West Hamit në Premier League

West Ham United ka shënuar fitore të thellë në shtëpi ndaj Brentfordit në Premier League të hënën. Ndeshja e javës së 26-të përfundoi 4:2 për West Hamin. Tri gola i shënoi Jorrat Bowen. Të parin në minutën e pestë, kurse të dytin pas dy minutash. Brentfordi më pas shënoi nëpërmjet Neal Maupayt në minutën e 13-të, kurse për 3:1 Bowen shënoi në minutën e 63-të. Gjashtë minuta më vonë për 4:1 realizoi Emerson Palmieri, derisa goli ne fundit në këtë ndeshje e realizoi për Brentfordit, Yoane Wissa në minutën e 82-të. West Hami është në vendin e tetë me 39 pikë. Brentfordi zë vendin e 16-të me 25 pikë.