Newcastle United ka kaluar në rrethin e katërt të Kupës FA pas fitores së lehtë që e arriti në “Stadium of Light” ndaj Sunderlandit.
Newcastle fitoi 3:0, ndërsa dy prej golave i realizoi Alexander Isak.
Daniel Ballard realizoi autogol për epërsinë e mysafirëve në minutën e 35-të, kurse Isak shënoi në minutën e 46-të dhe të 90-të nga penalltia.
Në ndeshjet që u zhvilluan më herët gjatë ditës, tutje në Kupën FA kanë kaluar edhe Ipswichi që mposhti Wimbledonin 3:1 në udhëtim, Coventry që fitoi 6:2 ndaj Oxford Unitedit, Maidstone që eliminoi Stevenagen 1:0 dhe Leicester City që fitoi me vështirësi në udhëtim te Milwalli, 3:2.