Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Fitore e thellë e Newcastlet

Newcastle United ka shënuar tjetër fitore të thellë.

Newcastle të shtunën në kuadër të xhiros së nëntë të Premier Leagues angleze, fitoi në shtëpi përballë Crystal Palacet, 4:0.

Jacob Murphy e hapi serinë e golave që në minutën e katërt.

Anthony Gordon më pas në minutën e 44-t e dyfishoi epërsinë.

Ndërkohë, Sean Longstaff në minutën e dytë të shtesës në pjesën e parë, realizoi për 3:0.

Edhe Fitore e rëndësishme e Newcastlet Futboll 6 muaj më parë Fitore e rëndësishme e Newcastlet

Callum Wilson realizoi tjetër gol për fitoren e madhe të skuadrës nikoqire.

Newcastle pas nëntë xhirove të luajtura ka 16 pikë, katër më shumë se Crystal Palace.