Lazio ka shënuar fitore të rëndësishme në garën për titull të kampionit. Me fitoren e arritur 1:0 nmdaj Monzas, Lazio është ngritur në vendin e dytë me 30 pikë, sa ka edhe Milani në vendin e trëtë.
Napoli është lider me 38 pikë. Golin e fitores, Lazio e shënoi në minutën e 69-të nëpërmjet Luka Romeros.
Kjo ndeshje u zhvillua të enjten mbrëma dhe i takoi javës së 14-të të Serie A italiane. Elseid Hysaj u paraqit gjatë tërë takimit në krahun e majtë të mbrojtjes.