Vëllaznimi ka shënuar fitore të rëndësishme në kuadër të xhiros së 23-të të Superligës së Kosovës në basketboll. Të enjten mbrëma në Gjakovë, Vëllaznimi e mposhti Bashkimin e Prizrenit me rezultatin 84:78.
Gjakovarët ishin vazhdimisht në epërsi, madje për periudhë të gjatë në epërsi të lartë. Çereku i parë përfundoi 30:25, ndërsa në të dytin Vëllaznimi bëri shkëputjen e madhe, duke e fituar 25:17. Pas 20 minutave lojë rezultati ishte 55:42 për Vëllaznimin.
Bashkimi ia doli të afrohet në gjashtë pikë, 76:70, por pa rrezikuar seriozisht fitoren e Vëllaznimit. Në fund dallimi ishte gjashtë pikë po ashtu, 84:78. Jordan Dallas kishte statistikat më të mira te gjakovarët. Ai ndeshjen e përfundoi me 15 pikë e gjashtë kërcime. Jalen Ray i kishte 25 pikë e katër asistime, ndërsa Craig Osaikhwuwuomwam ndeshjen e mbylli me 16 pikë. Te Bashkimi u dallua Altin Morina me 22 pikë e katër asistime.
Vëllaznimi është i pesti me 33 pikë. Bashkimi është i gjashti me 31 pikë.