Mallorca ka shënuar fitore minimale, por shumë të rëndësishme të dielën mbrëma ndaj Gironas.
Mallorca fitoi 1:0 ndaj Giroas, në ndeshjen që i takoi javës së 27-të të elitës së futbollit spanjoll.
Vedat Muriqi u paraqit gjatë gjithë takimit për Mallorcan, që shënoi golin e fitores në minutën e 33-të.
Jose Copete ishte realizator i golit. Mallorca është forcuar në vendin e 15-të me 27 pikë, kurse Girona mbetet në vendin e dytë me 59 pikë. Ka mbetur shtatë pikë prapa Real Madridit.