Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mallorca e Muriqit me fitore të rëndësishme

Vedat Muriqi - Mallorca

Mallorca e Vedat Muriqit ka shënuar fitore të rëndësishme për të forcuar edhe më shumë pozitën e 10-të në tabelë.

Mallorca të dielën fitoi 3:1 përballë Getafes në xhiron e 30-të të La Ligas spanjolle.

Muriqi luajti deri në minutën e 81-të.

Borja Mayoral shënoi për mysafirët në minutën e 23-të.

Shifrat i barazoi Lee Kang-In në minutën e 57-të.

Antonio Raillo kaloi vendësit në epërsi në minutën e 64-t, kurse jugkoreani Kang-In, shënoi edhe një tjetër gol në minutën e katërt të shtesës për rezultatin 3:1.

Edhe Muriqi shënon gol dhe shpallet më i miri i ndeshjes Futboll 8 muaj më parë Muriqi shënon gol dhe shpallet më i miri i ndeshjes

Mallorca ka 40 pikë në 30 ndeshje.

Getafe pas 30 ndeshjeve ka 31 pikë dhe zë vendin e 16-të.