Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Fitore bindëse e Sevillas

Sevilla ka shënuar fitore bindëse në kuadër të fazës grupore të Ligës së Kampionëve. Të martën, Sevilla fitoi 3:0 ndaj Copenhagenit.

Te fitorja e thellë skuadra spanjolle arriti në gjysmë orën e fundit të takimit. Youssef En-Nesyri (61’), Isco (88’) dhe Gonzalo Monteiel (90+2’) shënuan golat.

Një xhiro para fundit, Sevilla është e treta në grupin G me 5 pikë. Copenhageni i ka vetëm 2 pikë.

Artikuj të ngjashëm