Atletico Madridi ka shënuar fitore bindëse ndaj Osasunas. Të dielën, Atletico fitoi 3:0.
Yannick Carrasco në minutën e 44-t, Saul Niguez në minutën e 62-të dhe Angel Correa në minutën e 82-të shënuan golat e fitores.
Ndeshja i takoi xhiros së 35-të të La Ligas spanjolle. Atletico i ka 72 pikë në pozitën e dytë.
Do të luajë në Champions në edicionin e ardhshëm garues.