Kundërshtarja e Shqipërisë në duelin e fundit, Bjellorusia, të dielën fitoi kundër Lituanisë dhe ende është kryesuese e Grupit C4.
Bjellorusët fituan me shifrat 2:0 dhe tani lojën më të rëndësishme të edicionit të dytë të Ligës C, do ta luajë më 18 nëntor.
Vendësit që në minutën e pestë kaluan në avantazh nëpërmjet Evgeni Yablonski.
Edhe në minutën e 20-të, nikoqirja realizoi për herën e dytë nëpërmjet Max Ebong, dhe e mbylli çështjen e fituesit.
Bjellorusia pas pesë ndeshjeve ka 10 pikë, dy më shumë se Shqipëria e vendit të dytë.
Ajo do të udhëtojë te Kombëtarja “kuqezi” të mërkurën në duelin direkt për vendin e parë. Fituesi i grupit do të promovohet në Ligën B të Ligës së Kombeve.