Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Fitojnë Juve dhe City

Juventusi dhe Manchester City kanë siguruar fitore në ndeshjet e dyta të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Kampioni italian kreu punë të lehtë ndaj klubit zviceran Young Boys me rezultat 3 me 0, të tre golat u realizuan nga Paulo Dybala ndërsa kampioni anglez siguroi fitore tre minuta para fundit kur realizoi David Silva për rezultatin 2 me 1 ndaj Hoffenheimit

Golat tjerë u realizuan nga Belfodil për Hoffenheimin ndërsa për Cityn golin e barazimit e realizoi Sergio Aguero.