Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Haaland shkëlqen, City avancon

Manchester City ka avancuar në fazën nokaut të Ligës së Kampionëve. Kampioni në fuqi fitoi pa telashe ndaj Young Boysit të Zvicrës dhe tashmë udhëheq në Grupin G me 12 pikë. Deri në fund kanë mbetur edhe dy xhiro. City i Pep Guardiolas ka fituar të gjitha katër ndeshjet e deritashme.

Ndaj Young Boysit shkëlqeu Erling Haaland që realizoi dy gola. Norvegjezi shënoi për 1:0 në minutën e 23-të. Shënoi nga pika e bardhë. Për 2:0 realizoi Phil Foden në minutën e parë shtesë në pjesën e parë. Ndërkohë Haaland shënoi tjetër gol në minutën e 51-të për 3:0.

Kampioni zviceran mbeti me një lojtar më pak në fushë në minutën e 53-të. Young Boysi mbetet me vetëm një pikë.