Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Fitojnë Drenica dhe Trepça ‘89

Drenica dhe Trepça ‘89 kanë siguruar fitore në ndeshjet kundër Flamurtarit dhe Lirisë.

Drenicasit fituan si mysafirë të kryeqytetasve me rezultat 3 me 0 ndërsa Mitrovicasit mposhtën klubin nga Prizreni me rezultat 4 me 0.

Me këtë fitore Drenica mbetet në pozitën e pestë me 15 pikë, një më pak se Flamurtari në pozitën e katërt.

Trepça 89’ mban pozitën e gjashtë me 14 pikë.