Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Firmino drejt Arabisë Saudite

Sulmuesi Roberto Firmino, pritet të jetë futbollisti i radhës që do ta vazhdojë karrierën në Arabinë Saudite.

Mediumet e huaja kanë shkruar të hënën se Firmino ka refuzuar ofertat e skuadrave nga Evropa për të arritur marrëveshje me ekipin Al-Ahli. Bëhet e ditur se Firmino gjatë kësaj jave do të prezantohet te skuadra saudite, me të cilën tashmë ka firmosur kontratën.

Ai është pajtuar me kontratë trevjeçare dhe pagë vjetore prej 20 milionë eurosh për t’iu bashkuar ekipit Al-Ahli.

31-vjeçari në Arabinë Saudite do të transferohet si lojtar i lirë, pasi në fund të këtij muaji i skadon kontrata me Liverpoolin. Ai ishte pjesë e Liverpoolit prej vitit 2015, ndërsa karrierë në Evropë ka bërë edhe te skuadra e Hoffenheimit.

Artikuj të ngjashëm