Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Fiorentina ofron 20 milionë për Fredin

Fiorentina ka bërë një ofertë prej 20 milionë euro për të transferuar mesfushorin brazilian të Manchester Unitedit, Fred, raporton "La Nazione" të hënën.

Manchester Unitedi kërkon 30 milionë euro për të liruar brazilianin 26-vjeçar. Mirëpo, Fiorentina ka ofruar 16 milionë euro, plus katër milionë euro në bonuse dhe 30 për qind për rishitjen e ardhshme nëse shuma është mbi 20 milionë euro, transmeton Koha Ditore.

Fred i kushtoi Manchester Unitedit gati 60 milionë euro kur u transferua nga Shakhtar Donetzku verën e kaluar. Mirëpo, ai dështoi të linte gjurmë në skuadrën e parë, ndërsa luajti vetëm 25 ndeshje në të gjitha garat stinorin e kaluar.

Artikuj të ngjashëm