Fiorentina është në kërkim të një trajneri të ri. Rezultatet e dobëta në Serie A, të arritura nga trajneri Cezare Prandelli, ka bërë që klubi të kërkoj trajner të ri.
Sipas mediave italiane, krerët e klubit janë duke e monitoruar situatën e Maurizo Sarrit që është i papunë.
Trajneri italian së fundmi është lidhur me një rikthim te Napoli.
Ndërkaq në opsion mbetet edhe trajneri aktual i Napolit Gennaro Gattuso.
Trajneri 43-vjeçar ka kontratë me Napolin, deri në fund të këtij edicioni dhe mund të largohet.