Fiorentina do të dhurojë pagën e kapitenit të ndjerë Davide Astori, familjes së tij.
Mbrojtësi vdiq të dielën në moshën 31-vjeçare, ndërsa klubi njoftoi se kishte arritur marrëveshje me lojtarin për zgjatje të kontratës.
Sipas mediave italiane shuma e caktuar për kontratë do t’i jepet familjes së Astorit.
Pas raportimeve, Fiorentina lëshoi një komunikatë ku tha se kërkon vetëm qetësi dhe respekt nga të gjithë sepse akoma është e shokuar për këtë humbje.
Astori la gruan dhe një vajzë dyvjeçare. Ai kishte pagë 1.3 milion euro në vit.