Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Cagliari dhe Fiorentina pensionojnë numrin 13 për hir të Astorit

Cagliari dhe Fiorentina kanë pensionuar fanellën me numrin 13 për hir të Davide Astorit.

Kapiteni i Violas, që kaloi gjashtë sezone me Cagliarin, vdiq të dielën në mëngjes në moshën 31 vjeçare.

Fiorentina ka konfirmuar se numri 13 do të pensionohet përmes një fotografie të Astorit me përshkrimin “kjo fanellë është gjithmonë për ty”.

Edhe Cagliari ka vendosur të njëjtën gjë.

Varrimi i qendërmbrojtësit do të mbahet të enjten.