Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Fiorentina i bashkohet Interit në finale të Kupës

Falë fitores në ndeshjen e parë në udhëtim te Cremonese, 2:0, Fiorentina ka siguruar kalimin në finalen e Kupës së Italisë.

Në ndeshjen kthyese në shtëpi, Fiorentina barazoi pa gola me Cremonesen, dhe ka siguruar finalen e Kupës ku do të luajë përballë Interit që të mërkurën e eliminoi Juventusin.

Finalja e Kupës së Italisë për këtë edicion do të zhvillohet në “Stadio Olimpico” të Romës më 24 maj. Finalistët e Kupës së Italisë sigurojnë edhe “final-fourin” e Superkupës, që me shumë gjasë do të zhvillohet në janar të vitit të ardhshëm në Arabinë Saudite.

Skuadrat që përfundojnë në vendin e parë dhe të dytë në Serie A, do t’i bashkohen Fiorentinës e Interit në Superkupë.

Artikuj të ngjashëm