Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Fiorentina fiton ndeshjen e parë pas vdekjes së Astorit

Fiorentina ka fituar 1 me 0 ndaj Beneventos në xhiron e 28-të të Serisë A.

Kjo ishte ndeshja e parë e Fiorentinës që nga vdekja e kapitenit të saj Davide Astori javën e shkuar.

Vitor Hugo realizoi golin e vetëm për këtë fitore.

Në tabelë, Fiorentina ka 38 pikë në pozitën e nëntë, ndërsa Benevento mbetet e fundit me vetëm dhjetë pikë të tubuara.