Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Finalja Sevilla – Roma, formacionet zyrtare

Sevilla ka bërë shtatë ndryshime nga skuadra që humbi 2:1 në La Liga në vikend, nga Real Madridi.

Fituesi i Kupës së Botës me Argjentinën, Marcos Acuna, është i suspenduar dhe është zëvendësuar nga i huazuari nga Manchester Unitedit, Alex Telles, në krahun e majtë. Kapiten i Sevillas është Jesus Navas, 37-vjeçar. Gjashtë herë fituesja e Ligës së Evropës, në formacionin titullar do ta ketë edhe Youssef En-Nesyrin, Fernandon dhe Lucas Ocamposin. Formacioni i Sevillas: Bounou, Navas, Gudelj, Bade, Telles, Fernando, Rakitic, Ocampos, Torres, Gil, En-Nesyri. Ndërkohë, Roma ka bërë 10-të ndryshime nga skuadra që ishte titullare në disfatën 2:1 nga Fiorentina në vikend, në Serie A.

Lajmi i madh është se Paulo Dybala është titullar, pavarësisht se trajneri i tij Jose Mourinho, kishte thënë se ai do të luajë për 20 apo 30 minuta.

Megjithatë, ai në sulm do të jetë bashkë me Tammy Abrahamin. Edhe pse pati telashe me muskuj, mbrojtësi i krahut, italiani Leonardo Spinazzola, është përfshirë në 11-shen titullarë. Rui Patricio, Roger Ibanez, Bryan Cristante, kapiteni Lorenzo Pellegrini dhe Nemanja Matiq, do të jenë titullar po ashtu. Formacioni i Romës: Patricio, Ibanez, Mancini, Smalling, Spinazzola, Cristante, Matic, Celik, Pellegrini, Dybala, Abraham.

Finalja e Ligës së Evropës luhet në “Pushkash Arena” në Budapest të Hungarisë, dhe nis në orën 21:00.