Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Finalja për t'i ikur barazhit i paraprin asaj për titull

"Finalja" në Gjakovë ka ardhur papritur për të dy skuadrat që paraqiten në të. Te Vëllaznimi nuk kanë besuar se do të vijnë në gjendje që në ndeshjen e fundit të mund të sigurojnë mbetjen në elitë. Gjilani deri vonë vlerësohej pretendent për titull dhe te kjo skuadër nuk kanë besuar se në ndeshjen e fundit do të jenë të detyruar të marrin pikë për të shmangur barazhin.

Në të vërtetë ndeshja Vëllaznimi - Gjilani nuk është ndonjë finale, por vlerësohet se ka peshën e saj. Luhet të shtunën (sot) nga ora 16:00 në stadiumin e qytetit në Gjakovë. Ndeshja do të vendosë se cila prej këtyre dy skuadrave do të përfundojë edicionin në pozitën e nëntë dhe kështu do të paraqitet në barazh, e cila do të sigurojë mbijetesën me pozicionimin në vend të tetë. Kjo ndeshje i paraprin asaj për titull, që do të luhet të dielën ndërmjet Prishtinës dhe Dritës, shkruan sot Koha Ditore.

Skuadra e pozitës nëntë në barazh do të luajë me Ferizajn, që do të përfundojë stinorin në vendin e katërt në Ligën e Parë. Fituesi edicionin tjetër do të luajë në Superligë. Por ndeshja e barazhit vlerësohet me "rrezikshmëri" të lartë dhe skuadrat janë shumë të interesuara që të shmangun atë.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Artikuj të ngjashëm