Larg garës për titull, Prishtina e Gjilani tani janë pjesë e garës për dalje në Evropë. Vendi i tretë në Superligën e Kosovës në futboll është i fundit që siguron paraqitjen në kualifikimet e Ligës së Konferencës.
Dhe ndeshja e së shtunës mbrëma mund të ketë ndikim direkt në garën për këtë pozitë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPrishtina e pret Gjilanin nga ora 20:00 në “Fadil Vokrri”, në kuadër të xhiros së 30-të të elitës kosovare të futbollit.
Prishtina gradualisht ka humbur hapin me Dritën dhe Ballkanin, ndërsa tani është e treta me 44 pikë. Drita udhëheq në tabelë me 54, ndërsa Ballkani është i dyti me 49. Malisheva e mban vendin e katërt me 43 pikë, sa i ka edhe Gjilani në vendin e pestë.
Si Prishtina ashtu edhe Gjilani synojnë të kthehen te fitorja. Në xhiron e kaluar Gjilani humbi 3:2 në shtëpi nga Dukagjini. Ndërkohë Prishtina luajti pa gola me Llapin në Podujevë. Në xhiron e 28-të, Prishtina luajti 1:1 në shtëpi me Dukagjinin, ndërsa me rezultat të njëjtë Gjilani u largua nga Suhareka ku u përball me Ballkanin.
Prishtina është në seri prej tri barazimeve.
Të shtunën luhet edhe ndeshja mes Prishtinës së Re dhe Drenicës. Kjo ndeshje zhvillohet nga ora 15:00 në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali.
Prishtina e Re është e fundit, përkatësisht e dhjeta me 28 pikë. Por ende në garë për mbijetesë. Ndërkohë Drenica është e shtata me 35 pikë, dy më shumë se Ferizaj dhe Llapi që mbajnë pozitat tetë e nëntë. Fitorja do të ishte me vlerë të jashtëzakonshme për Drenicën.
Tri ndeshjet e tjera janë të dielën nga ora 15:00. Dhe secila është më e rëndësishme se tjetra. Në Suharekë përballen Ballkani e Ferizaj. Ballkanin, pikët e plota e mbajnë në garë për titull, ndërsa për Ferizajn secila pikë e lëshuar në xhirot e mbetura mund të jetë “fatale”.
Situatë e njëjtë është edhe në ndeshjen Drita – Llapi. Me fitore, Drita vazhdon fuqishëm garën për titull. Secila pikë e lëshuar mund ta dërgojë Llapin në kategorinë e dytë.
Pak më të qetë ndeshjen e fundjavës e presin Dukagjini dhe Malisheva. Dukagjini është i gjashti me 38 pikë.
Superliga në futboll - XXX
E shtunë (15:00)
Prishtina e Re – Drenica
E shtunë (20:00)
Prishtina – Gjilani
E diel (15:00)
Ballkani – Ferizaj
Drita – Llapi
Dukagjini – Malisheva