Zinedine Zidane ka thënë se ka kujtime të mira me Juventusin dhe ka shtuar se përballja me “Zonjën e Vjetër” në finale të Ligës së Kampionëve do të jetë e veçantë për të.
Dy ekipet do të përballen të shtunën në Cardiff. Zidane si lojtar ka luajtur pesë vjet te Juventusi, para se të largohej në drejtim të Real Madridit.
“Si trajner presionin e ndjeni më tepër”, ka thënë Zidane.
“Ka shumë njerëz që të njoftojnë se sa e rëndësishme është kjo ndeshje. Është e rëndësishme të luash në finale dhe ky është një moment i mirë. A do të isha trajner i Juves? Jam këtu, po mendoj për atë që bëj këtu. Isha te juve për pesë vjet dhe kam kujtime të mira. Kjo finale është e veçantë për mua”, ka shtuar ai.
Artikuj të ngjashëm