Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Finalja e Kupës së Francës luhet më 24 korrik

Finalja e Kupës së Francës në futboll në mes të Paris Saint-Germainit dhe St. Etiennes është ricaktuar për 24 korrik. Këtë e ka bërë të ditur të premten Federata e Futbollit të Francës.

Do të jetë ndeshja e parë profesionale e futbollit në Francë që nga ndërprerja e edicionit në mars për shkak të paraqitjes së koronavirusit.

Presidenti i federatës, Noel Le Graet ka treguar se finalja e Kupës së Ligës në mes të PSG-së dhe Lyonit do të luhet një javë më vonë. PSG-ja është shpallur kampion kur edicioni u ndërpre zyrtarisht më 30 prill.

“Finalja e Kupës së Francës do të luhet më 24 korrik, ndërsa finalja e Kupës së Ligës më 31 korrik. Në këtë moment jemi në shifrën e 5000 shikuesve që do të lejohen në stadium. Por ndoshta do të bëjmë kërkesë për më shumë shikues”, ka thënë La Graet.

Edicioni 2020\2021 i Ligue 1 të Francës do të fillojë më 22 gusht.

Artikuj të ngjashëm