Djamel Belmandi u ul në gjunjë, me sy të mbyllur dhe duart e ngritura lart, pasi goli i Riyad Mahrezit në sekondat e fundit të ndeshjes e dërgoi Algjerinë për herë të parë në finale të Kupës së Shteteve të Afrikës në 29 vjet.
Gati dy orë më vonë, Aliou Cisse i Senegalit po ashtu iu gëzua rastit për të shijuar ndeshjen më të madhe në Afrikë dhe mundësinë për t'ia sjellë titullin e parë vendit të tij.
Ishte impresuese se si dy trajnerët që janë shokë të mirë, që kanë luajtur kundër njëri-tjetrit në ditët e tyre të hershme dhe që janë lindur vetëm pak ditë dallim nga njëri-tjetri, kanë shprehur gëzimin e tyre gati në mënyrë identike, shkruan sot Koha Ditore.
Finalja e Kupës së Afrikës që do të luhet të premten në Kajro do të shihet si një përballje e yjeve të Premier Leagues së Anglisë: sulmuesit të Senegalit, Sadio Mane, që luan për Liverpoolin, dhe kapitenit të Algjerisë, Riyad Mahrez, që është pjesë e Manchester Cityt. Ata kanë arsyetuar reputacionin e tyre duke treguar performanca të mëdha gjatë turneut.
Për fituesin e Ligës së Kampionëve, Manen, dhe fituesin e Premier Leagues, Mahrezin, do të jetë një stinor për t'u mbajtur në mend. Të dy kanë shënuar nga tre gola në Kupën e Shteteve të Afrikës në Egjipt.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)