Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Final 8 i Kupës së Kosovës në basketboll me 200 shikues

Turneu final i Kupës së Kosovës në basketboll në Suharekë do të mbahet me shikues.

Klubi organizator Golden Eagle Ylli ka njoftuar se pas përpjekjeve të shumta është lejuar që të jenë të pranishëm në sallë nga 200 shikues për ndeshje.

“Pas përpjekjeve të shumta të Golden Eagle Yllit si organizator, në bashkëpunim me Federatën e Basketbollit të Kosovës, ju njoftojmë se në ndeshjet e Vllesa&Pagesa Final 8 e Kupës së Kosovës në basketboll do të jenë të pranishëm 200 shikues. Natyrisht se basketbolli luhet për shikues dhe s’kishte si të ndodhte ndryshe, në vendin ku ky sport është më shumë se sport”, thuhet në njoftimin e Yllit në Facebook.