Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Fillojnë përgatitjet e Kosovës në hendboll

Të mërkurën, Përfaqësuesja A e Kosovës në hendboll ka nisur përgatitjet për ndeshjet e para në grupin e parë, për fazën e dytë kualifikuese për Evropianin e vitit 2020.

Më 24 tetor, Kosova luan si mysafire e Polonisë, kurse më 28 tetor, në Prishtinë do të jetë nikoqire e Gjermanisë, shtete këto tejet të forta në sportin e hendbollit, transmeton KTV.

Hendbollistët e Superligës do të jenë nga fillimi të gatshëm për përzgjedhësin Taip Ramadani në grumbullim, kurse hendbollistët e klubeve të huaja i bashkohen “Dardanëve” në Turqi, ku do të udhëtojnë më 20 tetor për dy ndeshje stërvitore ndaj përfaqësueses turke.