Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Fillim i fuqishëm i Zenelit, gol e asistim në miqësoren e parë

Skuadra franceze, Stade de Reims të enjten pasdite ka luajtur miqësoren e parë në kuadër të përgatitjeve për edicionin e ri. Reimsi ka fituar 3:1 ndaj Troyesit të kategorisë së dytë.

Reprezentuesi i Kosovës, Arbër Zeneli ka shfaqur formë të lartë në këtë ndeshje. Ai shënoi për 1:0 në minutën e 12-të, ndërsa në minutën e 43-të asistoi për rezultatin 2:0.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Zeneli, që vlerësohet lojtar shumë i rëndësishëm te Kosova, ka luajtur vetëm në pjesën e parë. Në fund të shkurtit ai ishte kthyer te skuadra franceze pas mungesës së gjatë për shkak të një lëndimi. Më pas kampionati në Francë u ndërpre për shkak të koronavirusit.