Sport

Figo punësohet në UEFA

Ish-ylli i Barcelonës, Real Madridit dhe Interit, Luis Figo i është bashkuar UEFA-s si këshilltar.

Portugezi do të merret me çështjet teknike dhe ligjore të ndeshjeve në udhëheqjen e organizatës së futbollit.

“Besoj se mund të kem ndikim pozitiv. Kam mësuar shumë nga futbolli dhe mezi po pres t’ia kthej këtë”, ka thënë Figo në një njoftim.

Figo në punë do të bashkëpunojë me Nadine Kessler të Gjermanisë dhe Dejan Stankoviqin e Serbisë.