FIFA ka rekomanduar që ndeshjet ndërkombëtare të marsit dhe prillit të pezullohen për shkak të koronavirusit, megjithatë një vendim përfundimtar ende nuk ka për këtë.
Një vendim i tillë e prek edhe Përfaqësuesen e Kosovës, e cila pritet të luajë më 26 mars ndaj Maqedonisë Veriore në Shkup, në fazën e “play-offit” në Ligën e Kombeve.
“FIFA e kupton që mbajtja e ndeshjeve në rrethanat aktuale jo vetëm mund të paraqesë rrezik për futbollistët (dhe publikun), por gjithashtu, me shumë mundësi, do të komprometojë integritetin sportiv të ndeshjeve të tilla, derisa disa ekipet mund të privohen nga ekipi i tyre më i mirë, e disa jo”, thuhet në faqen zyrtare të FIFA-s.
E për të shmangur një rrezik të tillë për shëndetin FIFA rekomandon pezullimin e ndeshjeve.
“Rekomandojmë që të gjitha ndeshjet ndërkombëtare të planifikuara të zhvillohen në mars dhe në prill duhet të pezullohet deri në kohën kur ato mund të zhvillohen në një ambient të sigurt, si për lojtarët ashtu edhe për publikun. Vendimi përfundimtar për këtë çështje u takon organizatorëve përkatës apo shoqatave përkatëse në rast të miqësoreve”, thuhet në ragimin e FIFA-s.
Edhe
FFK-ja nuk pret që Liga e Kombeve të shtyhet apo të anulohet
Ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës, për Azinë dhe Amerikën latine tashmë janë pezulluar.
Ditë më parë edhe Federata e Maqedonisë, ka kërkuar që ndeshja ndaj Kosovës të pezullohet.
-
Ndeshjet ndërkombëtare mund të shtyhen deri vitin e ardhshëm
-
UEFA konfirmon pezullimin e ndeshjeve të qershorit për përfaqësuese dhe vazhdon pezullimin e Championsit e Ligës së Evropës
-
Federata maqedonase zyrtarisht i drejtohet UEFA-s për shtyrjen e ndeshjes me Kosovën
-
Mediumet maqedonase raportojnë për shtyrjen e mundshme të ndeshjes Maqedoni e Veriut - Kosovë