FIFA ka publikuar listën prej dhjetë lojtarëve që janë në garë për çmimin Lojtari i Vitit 2018.
Kësaj liste i prin Cristiano Ronaldo që sivjet fitoi Ligën e Kampionëve me Real Madridin, ndërsa pas tij janë Kevin De Bruyne që fitoi Premier Ligën dhe arriti deri në gjysmëfinale të Botërorit me Belgjikën. Në listë është edhe Antoine Griezmann që fitoi Kupën e Botës me Francën.
Kjo është lista prej 10 lojtarëve:
Cristiano Ronaldo
Kevin De Bruyne
Antoine Griezmann
Eden Hazard
Harry Kane
Kylian Mbappe
Lionel Messi
Luka Modric
Mohamed Salah
Raphael Varane