Kontratat aktuale të lojtarëve dhe trajnerëve duhet të zgjaten deri në përfundim të stinorit të futbollit në kampionatet përkatëse, është shkruar në një dokument që FIFA ia ka paraqitur Grupit Punues për Krizën e shkaktuar nga koronavirusi.
Dokumenti konfidencial, që është parë nga Reutersi, po ashtu ka rekomanduar që të lejohet ndryshimi i afateve kalimtare sipas datave të stinorëve të rinj dhe i ka bërë thirrje klubeve dhe lojtarëve që të punojnë së bashku për të gjetur një zgjidhje për pagat gjatë periudhës së ndalimit.
Dokumenti do të diskutohet nga anëtarët e Grupit Punues të FIFA-s më vonë të enjten. Nuk do të ketë një herë një vendim për çështjen nga FIFA.
FIFA ka krijuar grupin punues më 18 mars dhe ka thënë në komunikatë se duhet bërë përshtatjet adekuate. Zakonisht kontratat e lojtarëve mbarojnë më 30 qershor. Por, shumë nga kampionatet do ta kenë të vështirë të përfundojnë stinorin në atë datë, pasi stinorët janë pezulluar.
-
FIFA rekomandon zgjatjen e kontratave, do të lejojë lëvizjen e afateve kalimtare
-
FIFA pritet të shtyjë për afat të pacaktuar stinorin 2019-20
-
FIFA vazhdon edhe për sezonin e ri “rregullin e kontratës” për klubet ukrainase
-
FIFA thotë se lojtarët e huaj mund të largohen nga Rusia
-
Stinori pranveror në futboll fillon më 13 shkurt, përfundon më 30 maj