FIFA pritet të nisë hetime për transferimin rekord të Paul Pogbas nga Juventusi te Manchester Unitedi verën e shkuar.
Sipas agjencisë së lajmeve AFP, përfshirja e superagjentit Mino Raiola që thuhet se ka fituar nga ky transferim 23.8 milionë euro, ka bërë që të nisin hetimet nga FIFA.
“Football Leaks” raporton se Raiola hetohet për konflikt interesi në transferimin rekord prej 105 milionë eurosh.
Akoma as Unitedi e as Juventusi nuk kanë komentuar raportimet e tilla.