Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

FIFA dënon Serbinë për thirrjet anti-Kosovë

FIFA ka dënuar Federatën e Futbollit të Serbisë me 160 mijë franga zvicerane për incidentet e tifozëve në ndeshjet e fundit kualifikuese për Botërorin “Rusia 2018”.

Institucioni më i lartë i futbollit në botë ka thënë se “banerë politikë dhe diskriminues” u shfaqën në ndeshjet ndaj Austrisë dhe ndaj Gjeorgjisë.

Gjoba po ashtu lidhet edhe me thirrjet politike në Vjenë. Tifozët ishin dëgjuar teksa kishin bërë thirrje për Kosovën, shkruan “AP”.

Artikuj të ngjashëm