Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Fidan Gërbeshi largohet nga Drita

Qendërmbrojtësi 36-vjeçar, Fidan Gërbeshi, është larguar nga ish-kampionia, Drita.

Lajmin e ka bërë të ditur vet futbollisti në llogarinë e tij në “Facebook”.

“Përshëndetje. Desha të ju njoftoj, që nga sot nuk jam më pjesë e FC Dritës.

Falënderoj presidentat e Klubit, Kryesin, Shtabin Teknik, Stafin e Mjekësisë, Bashkë Lojtarët e mi që ishim një grup i mrekullueshëm si dhe Falënderoj Intelektualet që bën gjithçka për ne, si për fitore ashtu dhe për humbje. Krejt në fund e Falenderoj Llegenden e klubit Shpend Sylejmani që na ndejti gati për gjithçka”, ka shkruar Gërbeshi.

Gërbeshi është njëri prej lojtarëve më të trofeshëm në futbollin kosovar. Është katër herë kampion i Superligës dhe dy herë fitues i Kupës së Kosovës.

Artikuj të ngjashëm