Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

FFK tregon kur do të fillojë sezoni i ri i Superligës

FFK në një njoftim ka treguar për datën kur do të filloj afati kalimtar dhe sezoni i ri në Superligën e Kosovës në futboll.

Federata e Futbollit e Kosovës njofton klubet e të gjitha rangjeve garuese se afati kalimtar i futbollistëve do të fillojë më 18 qershor dhe do të përmbyllet më 17 gusht.

Ndërkohë, edicioni i ri garues në Superligë do të fillojë më 18 gusht, derisa Liga e Parë dhe Liga e Dytë do t’i nisin garat e edicionit të ri më 25 gusht.