Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Afati kalimtar në futboll nis më 18 qershor

Më 18 qershor nis afati kalimtar në futbollin kosovar.

Këtë e ka bërë të ditur Federata e Futbollit e Kosovës të hënën, një ditë pasi që përfundoi edicioni në Vala Superligën e Kosovës në futboll.

Afati kalimtar do të përfundojë më 17 gusht.

Ndërkohë edicioni 2018\19 në Superligën e Kosovës në futboll do të nisë më 18 gusht.

Në Ligën e Parë dhe në Ligën e Dytë garat do të nisin më 25 gusht.

Gjithashtu, Komisioni i Garave të FFK-së ka tërhequr edhe shortin për ndeshjet e barazhit të Superligës dhe Ligës së Parë.

Edhe FFK tregon kur do të fillojë sezoni i ri i Superligës Sport FFK tregon kur do të fillojë sezoni i ri i Superligës

Në ndeshjet e barazhit për një vend në Superligë do të përballen Vushtrria - Flamurtari (23 maj) dhe Ferizaj - Vëllaznimi (24 maj), ndeshje këto që do të luhen në stadiumin "Rexhep Rexhepi" në Drenas.

Ndërsa në ndeshjet e barazhit për një vend në Ligën e Parë do të takohen Istogu - Rahoveci (28 maj, në Gjakovë) dhe Trepça me fituesin e duelit Lepenci - Dardana (25 maj).