Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

FFK-ja thotë se UEFA mund të përfshihet në hetimet për kurdisjet e ndeshjeve

Federata e Futbollit të Kosovës ka thënë se nuk do të tolerojë akte të tilla, si kurdisjet, të cilat dëmtojnë rëndë imazhin e futbollit.

Për këtë arsye FFK-ja thotë se ka caktuar personin përgjegjës për integritetin e garave dhe ai është në kontakt të vazhdueshëm me UEFA-n, që po ashtu mund të procedojë hetime, transmeton Koha.net.

“Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës në mbledhjen e mbajtur me datë 07.04.2017 diskutoi për çështjet aktuale në futbollin e Kosovës, me theks të veçantë për zhvillimet e ditëve të fundit, siç janë: Dyshimi për kurdisje të rezultatit në disa ndeshje të xhirove të fundit të Superligës, publikimi i një video materiali si dhe deklarimet e disa individëve për çështjen e trukimit të ndeshjeve në periudhat e mëparshme”, thotë FFK.

FFK më tutje thotë se Komiteti Ekzekutiv e konsideron shumë pozitive kontributin e disa mediave për të demaskuar individët apo grupet e individëve që për interesat e tyre hyjnë në veprime kriminale, siç shihet në video-publikimin e portalit Indeksonline.

Federata e Futbollit e Kosovës nuk do të tolerojë akte të tilla të cilat e dëmtojnë rëndë jo vetëm imazhin e futbollit, por edhe atë shtetëror dhe për këtë do të denoncojë çdo ndeshje për të cilën ka dyshime të bazuara për kurdisje të rezultatit.

Edhe FFK-ja reagon pas akuzave publike për kurdisje të ndeshjeve Futboll FFK-ja reagon pas akuzave publike për kurdisje të ndeshjeve

“Federata e Futbollit e Kosovës tashmë e ka caktuar personin përgjegjës për integritetin e garave dhe ai është në kontakt të vazhdueshëm me UEFA-n (që po ashtu mund të procedojë hetime)”, thotë FFK.

Ndërsa, Komiteti Ekzekutiv nga java në javë do të caktojë një anëtar që do të jetë përgjegjës për të përcjellë ngjarjet dhe për të parandaluar veprimet e tilla.