Në futbollin e Kosovës renditja e skuadrave gjatë gjithë kampionatit bëhet në bazë të goldallimit më të mirë edhe kur ekipet kanë pikë të njëjta.
Megjithatë në rast se në fund të kampionati ka skuadra me pikë të barabarta dhe duhet të përcaktohet kampioni apo skuadrat që do të largohen nga liga, ndryshon gjithçka.
Në një prononcim për Sportin në KTV, zëvendëssekretari i Federatës së futbollit të Kosovës, Arianit Ahmeti, që është edhe zyrtar ligjor në FFK, sqaron në detaje të gjitha dilemat.
Dueli i fundit në kampionat, ndërmjet Prishtinës dhe Dritës do ta përcaktojë skuadrën kampione të këtij edicioni e ku në rast se Prishtina fiton, atëherë ekipet do të kenë pikë të njëjta.
Megjithatë, Ahmeti tregon saktë se si do të përcaktohet kampionia e re nëse Prishtina e mposht Dritën.
Përballja ndërmjet Prishtinës dhe Dritës, do të zhvillohet në fundjavë, por ende nuk është zyrtare se në cilin stadium do të luhet.