Sport

FFK-ja shtyn Kuvendin e Punës, më të mirët i shpall pa ceremoni

Federata e Futbollit e Kosovës ka shtyrë Kuvendin e Punës, që është dashur të mbahet më 20 dhjetor. Vendimin e mori të premten Komiteti Ekzekutiv i federatës më të madhe sportive në vend.

Ndërkohë është vendosur që më të mirët e vitit 2020 të shpallen pa mbajtur ndonjë ceremoni.

“KE vendosi që të shtyjë Kuvendin e Punës, i cili ishte paralajmëruar për 20 dhjetor. Një vendim i tillë u mor në koordinim me UEFA-n për shkak të situatës me pandeminë si dhe për faktin se FFK është në proces të digjitalizimit dhe platforma online ende nuk është e gatshme. Kësisoj, Kuvendi i Punës do të mbahet në vitin e ardhshëm”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

“U diskutua edhe për manifestimin tradicional ‘Laureatët e Vitit’ dhe u mor vendimi që për shkak të pandemisë sivjet shpallja e më të mirëve të bëhet pa ceremoni”.