Zgjedhja e sportistëve më të mirëve në Kosovës do të mbahet më 22 shkurt, ka njoftuar të hënën Komiteti Olimpik i Kosovës.
KOK-u do ta organizoj edicionin e pestë të “Laureatëve” për vitin e kaluar.
Por, ceremonia e më të mirëve, për shkak të masave për koronavirus, do të mbahet vetëm me praninë e të nominuarve.
“Juria në përbërje anëtarë të Bordit Ekzekutiv të KOK-ut, ish-sportistë dhe gazetarë sportivë, do të zgjedhin çmimet për Laureatët e vitit 2020, sipas kategorive: Sportistja dhe Sportisti i Vitit, Trajneri i Vitit, Kombëtarja e Vitit (meshkujt dhe femrat), Çmimi Special dhe Shpresa e Vitit (meshkuj dhe femrat)”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e KOK-ut.